Trojet e Arbërve gjenden ne nje epoke te erret, vuajne nen pushtimin Osman ashtu siç edhe gjithe popujt e lindjes. Per me shume se 100 vite perandoria otomane ka kontrollin total te ketyre tokave dhe erresira ka pllakosur mbi dhe. Viti 1411, ushtria otomane po mbledh te rinje per rekrutim, mes zinxhirrave gjendet dhe Gjergji i vogel i cili sapo ka mbushur 9 vjeç. U deshen muaj per te mbritur ne Anadoll, aty ai stervitet dhe pergatitet ne ushtrin e Sulltan Muratit. Gjergji rrjedh nga nje familje fisnikesh, por edhe familjaret e tij behen rober te sulltanit. Pa patur as nje shance kundershtimi Gjergji i nenshtrohet urdherave, por ne mendje ai ka nje plan. Shume shpejt Gjergji behet nje nga gjeneralet me te forte dhe me te zgjuar, per kete Sulltani i vuri emrin Skender-bej, per nder te Aleksandrit te Madh. Por zemra e Skenderbeut i perkiste tokes ne te cilen kishte lindur e keshtu kthehet ne Arbëri per te mbrojtur popullin e shqiponjave, pikerisht nga Perandoria Otomane, dhe kete e ben per vite me radhe, me nder dhe kurajo te forte. Ne Arbëri takon serish Doniken, dashurine e tij, ku shume shpejt martohen duke krijuar nje familje te mrekullueshme. Por Sulltani i ofenduar shumefishon forcat duke mos shteruar sulmet e tij. Per 25 vite me radhe Gjergji kurre nuk humbi, fitoret e tij e dobesuan ushtrin e sulltanit dhe barrikada e Arbërve rezultoi nje triunf per Vatikanin, sepse piksynimi Sulltanit per te pushtuar Romen falimentoi, kjo beri qe te ruheshin interesat dhe kufijt e europes ashtu siç i njohim sot, njkohesisht rezultoi themeltare per mbrojtjen e krishterimit, ndaj, Papa Paolo i Dyte e emeroi Skenderbeun “Kalores i Krishterimit”, dhe emri i tij u be legjend!